lshb.ch


Direkt zum Seiteninhalt

Statuti

LSHB

STATUTU I LSHB-sė


Nė bazė tė Rezolutės pėr themelimin e Lidhjes Shqiptare nė Botė, tė miratuar nė mbledhjen konsultative, tė mbajtur me 7-9 nėntor 1997 nė Munih, Kongresi i Parė Kombėtar i Lidhjes Shqiptare nė Botė, nė mbledhjen e mbajtur me 26 e 27 nėntor 2001 nė Prizren, miratoi

STATUTIN E LIDHJES SHQIPTARE NĖ BOTĖ
DISPOZITAT HYRĖSE


Neni 1
Natyra e Organizatės Lidhja Shqiptare nė Botė (nė tekstin e mėtejshėm: Lidhja) ėshtė organizatė vullnetare, mbarėkombėtare, jofitimprurėse e institucioneve pėrfaqėsuese shqiptare, e shoqatave, e klubeve, e bashkėsive dhe e individėve nė mbarė botėn.

Neni 2
Lidhja ka karakter dhe funksion ndėrlidhės, koheziv ndėrmjet. subjekteve nė Shqipėri, nė Kosovė dhe nė territoret e tjera etnike shqiptare dhe tė shqiptarėve nė diasporė, duke krijuar struktura tė pėrbashkėta mbarėkombėtare.

Neni 3
Qėllimi i Lidhjes
Qėllimi i Lidhjes ėshtė mbrojtja dhe fuqizimi i faktorit shqiptar, pjesėmarrja aktive e tij nė zhvillimet dhe nė integrimet e reja nė botėn bashkėkohėse pėrmes bashkėpunimit, bashkėrendimit, forcimit tė integrimeve brendashqiptare dhe afirmimit tė mirėkuptimit, tė tolerancės dhe tė solidaritetit brenda kombit. Preokupim i veēantė i Lidhjes ėshtė pozita e shqiptarėve nė mėrgatat shqiptare nė botė, me qėllim tė ruajtjes dhe tė ngritjes sė ndėrgjegjes dhe tė vlerave kombėtare, kulturore, historike dhe shoqėrore nė diasporė.

Neni 4
Pėr arritjen e qėllimeve tė veta, Lidhja ka pikėsynime kryesore: -pėrforcimin e lidhjeve tė shqiptarėve nė Botė me Republikėn e Shqipėrisė, me Kosovėn dhe me trojet e tjera etnike shqiptare pėr forcimin e unitetit dhe tė solidaritetit kombėtar: -pėrfaqėsimin e interesave tė shqiptarėve tė diasporės nė institucionet mė tė larta shtetėrore nė Republikėn e Shqipėrisė, nė Kosovė dhe nė vendet e tjera ku shqiptarėt duhet tė participojnė nė pushtėt; -angazhimin pėr mbrojtjen dhe realizimin e tė drejtavė, tė lirivė dhe tė interesave tė shqiptarėve aty ku ato mohohen, shkelen ose cenohen; -mbėshtetjen dhe ndihmėn e zhvillimit krijues tė shoqėrisė shqiptare, nė veēanti nė diasporė, pėrmes zhvillimit tė jetės kulturore, arsimore, informative dhe formave tė tjera tė veprimtarisė pėrkatėse; -koordinimin e punės sė shoqatave, tė klubeve dhe tė organizatave tė tjera joqeveritare pėr zgjidhjen e problemeve shoqėrore, ekonomike, sociale, kulturore, arsimore dhe politike tė shqiptarėve nė diasporė; -kthimin dhe riatdhesimin e shqiptarėve dhe mbrojtjen e interesave tė tyre kur ata detyrohen tė largohen nga shtetet ku jetojnė kundėr vullnetit tė tyre.

Neni 5
Lidhja bashkėpunon me tė gjithė popujt nė bazė tė parimeve universale tė lirisė, tė demokracisė, tė barazisė, tė paqes dhe tė drejtėsisė.

Neni 6 Pėrbėrja e Lidhjes

Lidhjen e pėrbejnė: pėrfaqėsitė apo degėt, shoqatat, klubet, individėt dhe organizatat e tjera jofitimprurėse tė shqiptarėve qė jetojnė nė vendet e ndryshme tė Botės. Subjektet nga paragrafi 1 i kėtij neni pėrfaqėsohen nė Kongresin e Lidhjes Shqiptare nė Botė pėrmes delegatėve tė caktuar nga ato subjekte. Numri i delegatėve caktohet varėsisht nga numri i pjesėtarėve tė atij vendi, pėrkatėsisht tė atij asociacioni, e nė marrėveshje paraprake me Kryesinė e Lidhjes.

Neni 7
Lidhja, me veprimtarinė e vet, nuk prek nė pavarėsinė e shoqatave, tė klubeve dhe tė organizatave tė tjera joqeveritare tė anėtarėsuara nė Lidhje nė ēėshtjet e tyre tė brendshme.

Neni 8
Lidhja ka selinė e vet nė Munih -Republika Federale e Gjermanisė.

Neni 9
Lidhja ėshtė e regjistruar tek organi kompetent i shtetit ku e ka selinė. Lidhja ka cilėsinė e personit juridik.


Neni 10
Lidhja ka vulėn e vet nė formė tė rrumbullakėt, me tekstin: “Lidhja Shqiptare nė Batė”. Teksti ėshtė i shkruar nė gjuhet: shqip, gjermanisht, anglisht dhe frėngjisht, me: shqiponjėn dykrerėshe nė mes.

Neni 11
Lidhja ka emblemėn e vet. ,Emblema e Lidhjes ėshtė Stema Shqiptare me pamje tė Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut dhe me firmėn e plotė tė Lidhjes -Shqiptare nė Botė.

Neni 12
Dita e Lidhjes ėshtė dita e themelimit tė saj, me 9.11.1997

Neni 13
Lidhja ka konton e vet nė bankėn pėrkatėse, aty ku e ka selinė. Nė bankėn ku ėshtė hapur kontoja e Lidhjes, nėnshkrimet e veta i deponojnė kryetari i Kryesisė dhe dy anėtare tė Kryesisė.

Neni 14
Veprimtaria e Lidhjes shtrihet nė tė gjitha vendet ku jetojnė shqiptarėt, e ku Lidhja mund tė formojė degėt ose pėrfaqėsitė e Lidhjes si pjesė pėrbėrėse tė saj.

Neni 15
Pėrfaqėsitė (degėt) e Lidhjes e bėjnė organizimin e tyre tė brendshėm nė mėnyrė tė pavarur, e nė pėrputhje me kėtė Statut. Organizimi i shqiptarėve nė pėrfaqėsi apo degė bėhet si vijon: -nga shtetet e Evropės dhe Turqia - njė pėrfaqėsi; -nga SHBA dhe Kanadaja - njė pėrfaqėsi ; -nga Australia, Zelanda e Re dhe shtetet e tjera jashtė Evropės, ku jetojnė shqiptaret -njė pėrfaqėsi ; -Arbėreshėt e Italisė -njė pėrfaqėsi ; -Arbėreshėt e Zarės- njė pėrfaqėsi ; -Shqiptarėt nga Maqedonia -njė pėrfaqėsi ; -Shqiptarėt nga Mali i Zi - njė pėrfaqėsi ; -Shqiptarėt nga Kosova Lindore- njė pėrfaqėsi ; -Shqiptarėt nga Ēamėria - njė pėrfaqėsi; -Shqiptarėt nga Kosova- njė pėrfaqėsi; dhe -Shqiptarėt nga Republika e Shqipėrisė -njė pėrfaqėsi.

ORGANET E LIDHJES

Neni 16
Organet e pėrhershme tė Lidhjes janė:
Kongresi, Kėshilli Kombėtar, Kryetari, Nėnkryetarėt, Kryesia, Sekretari i pėrgjithshėm dhe Komisionet.

KONGRESI

Neni 17
Kongresi ėshtė organi me i lartė i Lidhjes. Kongresi i kryen punėt nga kompetenca e vet nė bazė tė Statutit, tė Programit dhe tė Rregullores sė punės.

Neni 18
Kongresi, nė mėnyre tė drejtpėrdrejtė dhe ekskluzive: 1. miraton Programin, Statutin dhe Rregulloren e punės dhe vendos pėr ndryshimin dhe plotėsimin e tyre; 2. pėrcakton politikėn dhe veprimtarinė e Lidhjes dhe vendos mbi ēėshtjet e tjera me rėndėsi pėr veprimtarinė e tėrėsishme tė Lidhjes; 3. merr vendime pėr organizimin e punės sė Lidhjes; 4. vendos pėr bashkėpunimin e Lidhjes me asociacione tė ngjashme dhe ato ndėrkombėtare; 5. formon dhe suprimon organet e tjera tė Lidhjes; 6. ushtron kontrollin mbi punėn e Kėshillit Kombėtar, tė Kryesisė dhe tė komisioneve; 7. shqyrton raportet e organeve tė Lidhjes; 8. zgjedh dhe shkarkon anėtarėt e Kėshillit Kombėtar, tė Kryesisė dhe tė komisioneve;
9. zgjedh dhe shkarkon kryetarin, nėnkryetarėt dhe sekretarin e pėrgjithshėm tė Lidhjes; 10. vendos mbi zgjatjen e mandatit tė delegatėve nė Kongres; 11. miraton planin financiar dhe raportin mbi tė hyrat dhe tė dalat e Lidhjes; 12. kryen punėt e tjera tė caktuara me Statut, me Program dhe me Rregullore tė punės. Kongresi mund tė nxjerre rezoluta, deklarata dhe rekomandime dhe tė lidhė konventa mbi ēėshtjet nga .kompetenca e vet.

PĖRBĖRJA E KONGRESIT

Neni 19
I -Kongresin e pėrbėjnė delegatėt nga diaspora, nga Republika e Shqipėrisė, nga Kosova, nga Maqedonia, nga Mali i Zi, nga Kosova Lindore dhe nga Ēamėria.

Neni 20
Delegatėt e Kongresit nga neni 19 i kėtij Statuti caktohen nga pėrfaqėsitė, shoqatat, klubet, organizatat e tjera joqeveritare dhe nga individėt e mėrgatės sė vendit ku jetojnė, varėsisht nga numri i pėrgjithshėm i pjesėtarėve tė mėrgatės sė atij vendi, e nė marrėveshje me Kryesinė e pėrfaqėsisė sė tyre dhe tė Kryesisė sė Lidhjes, nė pėrputhje me nenin 6, pika 3 e Statutit.


Neni 21
Kongresi ka 500 delegatė. Shqiptarėt nė Kongrese pėrfaqėsohen si vijon: -nga shtetet e Evropės dhe Turqia- 200 delegatė; -nga SHBA dhe Kanadaja 120 delegatė; -nga Australia, Zelanda e Re dhe shtetet e tjera ku jetojnė shqiptarėt- 15 delegatė; -Arbėreshėt e Italisė -10 delegatė; -Arbėreshėt e Zarės -5 delegatė; -Shqiptarėt nga Mali i Zi - 10 delegatė; -Shqiptarėt nga Kosova Lindore- 10 delegatė; -Shqiptarėt nga Ēamėria -10 delegatė. -Shqiptarėt nga Maqedonia -50 delegatė; -Nga Kosova- 50 delegatė; -Nga Republika e Shqipėrisė -50 delegatė.

Neni 22
Kongresi merr vendime tė plotfuqishme nė qoftė se nė mbledhje ėshtė e pranishme shumica e delegatėve tė Kongresit. Vendimi konsiderohet se ėshtė miratuar nėse pėr tė ka votuar shumica e delegatėve tė pranishėm.

Neni 23
Kongresi mund tė mbajė edhe mbledhje tė jashtėzakonshme, nėse atė e kėrkon Kėshilli i Kombėtar, Kryesia ose 1/3 e delegatėve tė Kongresit.

Neni 24

Kongresi ka Rregulloren e punės me tė cilėn rregullohen ēėshtjet e organizimit tė brendshėm dhe tė punės sė Kongresit, kushtet pėr punėn e delegatėve dhe caktohet mė hollėsisht fushėveprimi i Kongresit.

Nėni 25
Ēdo delegat nė Kuvend ka tė drejtė t'i paraqesė Kongresit propozime, rekomandime, tė bėjė deklarata dhe tė shtrojė ēėshtje tė tjera pėr shqyrtim nga fushėveprimi i Kongresit.

KRYETARI DHE NĖNKRYETARET E LIDHJES

Neni 26
Lidhja ka kryetarin dhe pesė nėnkryetarė. Kryetarin dhe nėnkryetarėt e Lidhjes i zgjedh Kongresi nė mbledhjen e parė, me propozimin e se paku 30 delegatėve, ose me propozimin e komisionit kandidues, i cili zgjidhet ad hoc nga Kongresi nė ditėn e votimit. Kryetari dhe nėnkryetarėt e Lidhjes zgjedhėn nga radha e delegatėve tė Kuvendit. Kryetari dhe nėnkryetarėt e Lidhjes zgjedhėn pėr 4 vjet, aq sa zgjat edhe mandati i delegatėve. Kryetari dhe nėnkryetarėt e Lidhjes mund tė zgjedhėn dy herė radhazi.

KRYETARI I LIDHJES

Neni 27
Kryetari i Lidhjes:
-pėrfaqėson Kongresin;
-konvokon mbledhjet e Kongresit nė ēdo dy vjet;
-kryeson mbledhjet e Kongresit; -kujdeset pėr zbatimin e Rregullores se punės se Kongresit; -nėnshkruan aktet dhe vendimet qė merr Kongresi dhe shpall zgjedhjet pėr delegatė tė Kongresit; dhe -kryen punė tė tjera tė parapara me Statut dhe me Rregullore. Kryetari i Lidhjes, sipas funksionit, ėshtė anėtar i Kėshillit Kombėtar.

Neni 28
Kryetari i Lidhjes, bashkė me nėnkryetarėt dhe me kryetarin e Kėshillit Kombėtar, nė rast nevoje, mund tė shqyrtojnė ēėshtje tė rėndėsishme pėr harmonizimin dhe avancimin e punės me interes pėr realizimin e programit tė Lidhjes dhe tė veprimtarisė se organeve tė tjera tė Lidhjes. Kryetarit tė Lidhjes i pushon funksioni para skadimit tė kohės pėr tė cilėn ėshtė zgjedhur nėse jep dorėheqje, nėse shkarkohet nga funksioni ose nėse bėhet i paaftė pėr kryerjen e funksionit. Kongresi mund tė shkarkojė nga detyra kryetarin e Lidhjes para skadimit tė mandatit pėr tė cilin ėshtė zgjedhur, me procedurė tė njėjtė tė paraparė pėr zgjedhjen e Kryetarit.

NĖNKRYETARĖT E LIDHJES

Neni 29
Nėnkryetarėt e Lidhjes i ndihmojnė kryetarit tė Lidhjes nė kryerjen e punėve nga fushėveprimi i tij. Kryetarin e Lidhjes, nė rast tė pengesės se pėrkohshme, e zėvendėson njeri nga nėnkryetarėt e Lidhjes, tė cilin ai e cakton, pėr ēka i njofton nėnkryetarėt dhe Sekretarin e pėrgjithshėm . Nėnkryetarit tė Lidhjes i pushon funksioni para skadimit tė mandatit pėr tė cilin ėshtė zgjedhur, pėr shkaqe tė njėjta sikur edhe pėr kryetarin e Lidhjes. Nėnkryetarėt, sipas funksionit, janė anėtarė tė Kėshillit Kombėtar.

KĖSHILLI KOMBĖTAR

Neni 30
Kėshilli Kombėtar ėshtė organ mbikėqyrės i Lidhjes. Kėshilli Kombėtar ka 121 anėtarė. Numri i tyre mund tė rritėt sipas marrėveshjes nė Kryesinė e Lidhjes dhe me kryetarin e Kėshillit Kombėtar, por jo me tepėr se 1/3 e anėtareve tė zgjedhur nė Kongres. Kryetarin dhe anėtarėt e Kėshillit Kombėtar i zgjedh Kongresi, me propozimin e Komisionit pėr zgjedhje dhe emėrime (ose tė Komisionit kandidues). Mandati i kryetarit dhe i anėtareve tė Kėshillit Kombėtar zgjat 4 vjet.

Neni 31
Nė Kėshillin Kombėtar zgjedhėn personalitet qė gėzojnė reputacion kombėtar, qė janė dalluar nė fusha tė ndryshme tė shkencės, tė artit, tė dijės dhe tė kulturės, qė me aftėsitė e tyre profesionale mund t'i kontribuojnė funksionimit tė Lidhjes dhe realizimit tė programit tė saj. Pėrjashtimisht, anėtar i Kėshillit Kombėtar mund tė zgjidhet edhe personi qe nuk ėshtė delegat i Kongresit, por qė personaliteti i tij ka atributet nga paragrafi 1 i kėtij neni.

KOMPETENCAT E KĖSHILLIT KOMBĖTAR

Neni 32
Kėshilli Kombėtar shqyrton:
-ēėshtje mė rėndėsi pėr jetėn politike, ekonomike,
sociale e kulturore tė shqiptarėve nė diasporė dhe nė trojet etnike; -pėrkujdesėt pėr zhvillimet demokratike brenda kombit dhe u bėn propozime e sugjerime organeve shtetėrore tė Republikės sė Shqipėrisė dhe tė Kosovės lidhur me ēėshtjet nga pika 1 e kėtij neni, si dhe pėr ēėshtje tė tjera qė konsideron se janė mė rendėsi kombėtare; -mbikėqyr punėn e Kryesisė dhe tė komisioneve tė Lidhjes dhe jep mendime, sugjerime dhe propozime pėr mbarėvajtjen e veprimtarisė sė Lidhjes; -mban mbledhje dhe miraton planin financiar dhe raportin vjetor pėr tė hyrat dhe tė dalat e Lidhjes dhe pėr kėtė i paraqet raport Kongresit; -suspendon anėtarėt e Kėshillit Kombėtar dhe tė Kryesisė, kur konstaton se ata veprojnė nė kundėrshtim me Statutin dhe me Programin e Lidhjes ose nuk i kryejnė detyrat e caktuara me rregull dhe i propozon Kongresit shkarkimin e tyre; -propozon ndryshimet dhe plotėsimet e kėtij Statuti.

KRYESIA

Neni 33
Kryesia ėshtė organ ekzekutiv i Kongresit. Kryesia ka kryetarin dhe 39 anėtarė, numri i tė cilėve mund tė rritėt sipas marrėveshjes nė Kryesi, por jo mė tepėr se 1/3 e numrit tė zgjedhur nė Kongres. Kryetari i Lidhjes, sipas funksionit, ėshtė kryetar i Kryesisė se Lidhjes Shqiptare nė Botė. Anėtarėt e Kryesisė i zgjedh Kongresi. Kryesia zgjidhet pėr 4 vjet. Anėtarėt e Kryesisė nuk mund tė zgjedhėn me shumė se dy here radhazi. Kryetaret e pėrfaqėsive (kuvendeve), pėr nga funksioni, janė anėtarė tė Kryesisė. Neni 34 Anėtarė tė Kryesisė zgjedhėn personat qe kanė integritetin moral, dije profesionale nga fushat e ndryshme tė jetės dhe qė janė dėshmuar pėr ēėshtjen kombėtare.

KOMPETENCAT E KRYESISĖ

Neni 35
Kryesia:
-zbaton vendimet e Kongresit; -shqyrton dhe kujdeset pėr realizimin e propozimeve dhe tė sugjerimeve tė Kėshillit Kombėtar; -angazhohet pėr sigurimin i e mjeteve financiare pėr realizimin e Programit tė Lidhjes; -harton planin financiar vjetor dhe administron mjetet financiare tė Lidhjes;
-ėshtė pėrgjegjėse para Kongresit dhe Kėshillit Kombėtar pėr shpenzimin e racional tė mjeteve financiare tė Lidhjes dhe pėr ketė u jep raporte me shkrim kėtyre organeve; -propozon perfeksionimin e organizimit tė veprimtarisė sė Lidhjes; -ėshtė pėrgjegjėse para Kongresit dhe Kėshillit Kombėtar pėr realizimin e programit tė Lidhjes dhe tė detyrave tė tjera qė ia caktojnė kėto organe; -merr vendime tė veēanta pėr kryerjen e punėve tė caktuara nga fushėveprimi i saj; -cakton lartėsitė e anėtarėsisė dhe vendos pėr kompensimin financiar pėr punėt kryera pėr nevojat e Lidhjes Shqiptare nė Botė. -kryen edhe punė tė tjera nga fushėveprimi i vet ose qė ia caktojnė Kongresi dhe Kėshilli Kombėtar;

SEKRETARI I PĖRGJITHSHĖM

Neni 36
Lidhja ka sekretarin e pėrgjithshėm, i cili njėkohėsisht ėshtė sekretar i Kėshillit Kombėtar dhe i Kryesisė. Sekretari i pėrgjithshėm: -ndihmon kryetarin dhe nėnkryetarėt e Lidhjes pėr pėrgatitjen dhe udhėheqjen e mbledhjeve tė Kryesisė dhe tė organeve tė tjera tė Lidhjes;
-ndihmon kryetarin e Kėshillit Kombėtar pėr pėrgatitjen e mbledhjeve tė e Kėshillit Kombėtar; -organizon dhe kryen punė nga fushėveprimi i organeve tė Lidhjes; -kujdeset pėr zbatimin e konkluzave dhe tė vendimeve tė Kongresit, tė Kėshillit Kombėtar, tė kryetarit dhe tė Kryesisė sė Lidhjes; -kryen edhe punė tė tjera qė i caktohen nga Kongresi.

BORDI FINANCIAR I KRYESISĖ

Neni 37
Kryesia ka Bordin financiari i cili kujdeset dhe mban evidencė pėr tė hyrat dhe tė dalat financiare dhe shpenzimet e tjera materiale nė Kryesi, nė Kėshillin Kombėtar dhe nė organet e tjera tė Lidhjes. Kujdeset pėr evidentimin e fondeve tė Lidhjes, kontributet e shoqatave, tė klubeve dhe tė organizatave tė tjera, kontributet vullnetare nga donatorėt e ndryshėm dhe tė hollat e realizuara nga anėtarėsia e anėtareve tė Lidhjes. Nė lidhje me ketė i raporton rregullisht kryetarit dhe Kryesisė sė Lidhjes.

KOMISIONET E KONGRESIT

Neni 38
Nė Kongres formohet Komisioni pėr zgjedhje, emėrime dhe shkarkime. Ky Komision shqyrton tė gjitha ēėshtjet dhe propozimet lidhur me zgjedhjen, emėrimin dhe shkarkimin nga kompetenca e Kongresit dhe ēėshtjet e pėrgjithshme tė politikes sė kuadrove tė Lidhjes.

Neni 39
Pėr realizimin e Programit tė Lidhjes, Kongresi mund tė formojė edhe komisione tė tjera punuese tė pėrhershme dhe tė pėrkohshme, shėrbimet profesionale, shėrbimet e brendshme etj, Komisione tė pėrhershme janė:
Komisioni pėr ēėshtje statutare, Komisioni pėr llogari e financa dhe Komisioni pėr informim. Mėnyra e formimit, pėrbėrja, fushėveprimi dhe autorizimet e komisioneve pėrcaktohen me Rregulloren e punės dhe me vendimin e Kongresit.

ANĖTARĖSIMI

Neni 40
Anėtarėsimi nė LSHB bėhet me nėnshkrimin e deklaratės pėr pranimin e Programit dhe tė Statutit tė Lidhjes. Ēdo anėtar i Lidhjes duhet tė jetė i pajisur me librezė tė anėtarėsisė. Lartėsia e anėtarėsisė caktohet me vendim tė Kryesisė sė Lidhjes.

FONDET E LLDHJES

Neni 41
Lidhja ka fondet e veta. Fondet e Lidhjes pėrbėhen nga: -kontributet e shoqatave, tė klubeve dhe tė organizatave tė tjera; -kontributet vullnetare nga donatorėt e ndryshėm; -anėtarėsia e anėtarėve tė Lidhjes, lartėsinė e tė cilės e cakton Kryesia e Lidhjes me vendim tė veēantė. -derdhja e mjeteve tė anėtarėsisė nga pėrfaqėsitė nė fondin qendror tė Lidhjes bėhet sipas vendimit tė Kryesisė sė Lidhjes.

Neni 42
Mjetet financiare mund tė tėrhiqen nga kontoja e Lidhjes vetėm nė baze tė nėnshkrimeve tė deponuara tė kryetarit dhe tė dy anėtarėve tė Kryesisė, tė cilėt i cakton Kryesia. pėr nevoja tė veprimtarisė se Lidhjes (shpenzimet pėr shėrbime telefonike, materiali shpenzues dhe shpenzimet e tjera) nė shumė deri 1000 Eu. lejohet tėrheqja e mjeteve financiare nga kontoja e Lidhjes nė bazė tė nėnshkrimit tė kryetarit tė Lidhjes.

Neni 43

Nėse pėr ēfarėdo shkaqesh vjen deri tė shuarja e Lidhjes, Kryesia formon komisionin e veēantė, i cili e regjistron pasurinė e Lidhjes (pasurinė e tundshme dhe tė patundshme), dhe vendos se kujt do t'i jepet nė pronėsi ajo.

DISPOZITAT KALIMTARE DHE TĖ FUNDIT

Neni 44
Statuti konsiderohet i aprovuar pasi pėr aprovimin e tij tė kenė votuar 2/3 e delegatėve tė pranishėm nė Kongres. Ndryshimet dhe plotėsimet e kėtij Statuti i bėn Kongresi me procedurė tė njėjtė, si edhe pėr aprovimin e tij. Statuti hyn nė fuqi ditėn e aprovimit nė Kongres.


Prizren, me 27.11.2001

KONGRESI I PARĖ I LIDHJES SHQIPTARE NĖ BOTĖ

Kryetari i kėshillit kombėtar tė Lidhjes shqiptare nė botė Akademik prof. Pajazit Nushi, d.v

Kryetar i Lidhjes Shqiptare nė Botė Simon Kuzhnini d.v.





Muster

LSHB-ZVICĖR | HOME | LSHB | PROJEKTE | DOKUMENTE | PREZENTACIONE | INFO | KONTAKT | Site Map


©2000 - 2009 LIDHJA SHQIPTARE NĖ BOTĖ - ZVICĖR | info@lshb.ch

Zurück zum Seiteninhalt | Zurück zum Hauptmenü