lshb.ch


Direkt zum Seiteninhalt

Bukurshkrimi i pėrjetshėm

LSHB > Informacione


Deklarata e Pavarėsisė nė papirusin e vjetėr 700 vjet

BUKURSHKRIMI I PĖRJETSHĖM

Njė papirus 700-vjeēar, i blerė nė Londėr, ka qenė letra nė tė cilėn ėshtė shkruar Deklarata e Pavarėsisė sė Kosovės. Profesor Shyqyri Nimani rrėfen pėr "Lajm" ethet e sė shtunės gjatė shkrimit me dorė tė Deklaratės sė Pavarėsisė sė Kosovės

ANITA KADRIU

Pėrderisa tė gjithė prisnin nė ankth ēastin historik, profesor Nimani e hidhte tekstin e deklaratės nė pergamenėn 700-vjeēare. Edhe Kryeministri i Kosovės ishte nė ethe. Vetėm 15 minuta para leximit tė
Deklaratės sė Pavarėsisė, Thaēi shkoi sėrish pėr t'u vėrtetuar se a ėshtė hedhur nė pergamenė teksti i deklaratės. Njė ditė mė vonė profesori i Universitetit tė Prishtinės, Shyqyri Nimani, i kujton kėto ēaste tė ankthshme dhe historike. Ai kishte filluar nė orėn 23.00 tė mbrėmjes sė 16 shkurtit, njė ditė para shpalljes sė pavarėsisė, nė njė
nga zyrat e Kryeministrisė tė vuloste nė pergamenė ėndrrėn shekullore tė kosovarėve. Nuk ishte mėsuar tė punojė nė njė
hapėsirė tė ngushtė. Por, siē shprehet ai, ishte dėshira e kryeministrit Hashim Thaēi qė deklarata tė punohej nė studion e tij. Vendimi i Thaēit e kishte detyruar profesorin qė nga studioja e tij ta transferonte
gjithė materialin punues nė ndėrtesėn e Kryeministrisė. Por, asnjėherė gjatė pesėmbėdhjetė orėve sa ka zgjatur hedhja e shkronjave tė pavarėsisė nė pergamenė, disenjatori i njohur kosovar nuk e ka zhgėnjyer besimin e kryeministrit. Pa mėngjes, drekė e darkė, ai nuk ka reshtur sė punuari gjatė tėrė kohės qė ta bėnte gati pėr nėnshkrim Deklaratėn e Pavarėsisė pėr pasditen e sė dielės.
Presioni kohor nuk e tundi asnjėherė qė t'i ikte profesionalizimit, por kishte pamundėsuar qė brenda 15 orėve tė bėheshin dy kopje tė
deklaratės. "Duhej tė ishin dy, por koha ishte e kufizuar, nuk
premtonte mė shumė, andaj arrita tė pėrfundoja vetėm njė kopje", thotė pėr "Lajm" profesori i pikturimit tė librit nė UP dhe ish-themeluesi i Katedrės sė Disenjit nė kėtė universitet.
Pergameni, lėkurė e cila ėshtė sjellė nga Anglia, i shkruar me
dorė nga Nimani, i ngjan nė formė atij tė Shteteve tė Bashkuara. "Kjo lėkurė ekziston me mijėra vjet. Edhe ngjyra pėr shkronja ėshtė sjellė po nga Anglia, sepse duhej tė ishte e fuqishme qė tė konsistonte me lėkurėn" thotė ai, derisa tregon pėrpjekjet e tij qė nė njė format pergameni prej 80 me 50 centimetra t'i stoliste katėr faqe tė
Deklaratės sė Pavarėsisė.
"Vetėm dy faqe duhej t'i bėja gati, ndėrsa para vetes i kisha katėr faqe dhe njė herė mendova se ishte e pamundur tė hidhej nė atė madhėsi pergameni, gjė qė nuk e kisha pritur, sepse zakonisht tekstet janė tė shkurtra".
Megjithėse shprehet me modesti se secili artist do ta bėnte njė gjė tė tillė, ai i qėndroi besnik popullit tė tij deri nė minutat e fundit tė shpalljes sė pavarėsisė, duke e derdhur talentin, njohuritė dhe tėrė
energjinė qė kjo tė bėhej gati pėr nėnshkrim, ashtu siē duhej.
Por, ai e ruajti me respekt konfidencialitetin e tekstit, sepse ishte i shtati nė listėn e atyre qė kishin njohuri pėr pėrmbajtjen e deklaratės. Porosia e pergamenit u bė nga Arbėr Hadri, drejtor i Muzeut tė Kosovės, dhjetė ditė para shpalljes sė pavarėsisė.
Profesor Nimani e sheh tė arsyeshme qė kopja e Deklaratės sė Pavarėsisė tė ruhet nė thesarin e Kosovės - nė muze.

(Gazeta Lajm, 19 shkurt 2008)







LSHB-ZVICĖR | HOME | LSHB | PROJEKTE | DOKUMENTE | PREZENTACIONE | INFO | KONTAKT | Site Map


Untermenü


©2000 - 2009 LIDHJA SHQIPTARE NĖ BOTĖ - ZVICĖR | info@lshb.ch

Zurück zum Seiteninhalt | Zurück zum Hauptmenü