lshb.ch


Direkt zum Seiteninhalt

Kongresi i I-rė

LSHB

KONGRESI I PARĖ I LSHB-SĖ - Prizren me 26 - 27.Nėntor 2001


Kosove, akademik prof. dr. Paiazit Nushi, hapi punimet e Kongresit tė Parė Kombėtar tė Lidhjes Shqiptare nė botė dhe, nė pėrfundim tė fjalės se tij, Kongresit iu drejtua z. Simon Kuzhnini, nismėtar dhe kryetar i gjertanishėm i Lidhjes Shqiptare nė botė, me fjalėt:

Zonja e zotėrinj, vėllezėr dhe motra, bashkėkombės nga tė gjitha anėt e rruzullit tokėsor,delegatė dhe mysafirė tė Kongresit tė Parė tė Lidhjes Shqiptare nė Botė, Ideja pėr mbajtjen e kėtij Kongresi erdhi si nevojė e artikulimit tė synimeve tė pėrcaktuara qė mė rastin e themelimit tė Lidhjes Shqiptare nė Botė, si organizatė joqeveritare mbarėkombėtare, e sidomos pas shtrirjes, zgjerimit dhe pėrqafimit gjithnjė mė tė madh tė objektivave tė saj nė tė gjitha hapėsirat tona kombėtare dhe nė diasporėn tonė. Vendimi pėr thirrjen dhe mbajtjen e Kongresit u mor mė 30 qershor 2001, nė Prishtinė, nė mbledhjen e Kryesisė se Lidhjes Shqiptare nė Botė me kryetarėt e kuvendeve tė konstatuara deri tash. Qe nga ajo ditė, anėtaret e Lidhjes Shqiptare nė Botė, udhėheqėsit e kuvendeve tė LSHB, pėrfaqėsuesit e asambleve komunale nė Kosovė dhe ato tė partive politike, Kėshilli Organizativ i themeluar nė qytetin e Prizrenit si nikoqir i Kongresit, dhe njė numėr i madh i vėllezėrve tanė veprimtare nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni, Mal tė Zi, nė Kosovėn Lindore dhe nė viset e tjera nė botė, ku jetojnė dhe veprojnė shqiptaret, zhvilluan aktivitet intensiv pėr pėrgatitjen e kėtij tubimi tonė tė lartė. Nė sajė tė angazhimit vetėmohues tė tė gjitha kėtyre subjekteve, jemi sot kėtu, jemi, pra, nė KONGRESIN E PARĖ TĖ LIDHJES SHQIPTARE NĖ BOTĖ.

Zonja e zotėrinj,
Mbajtja e kėtij tubimi sot, kėtu, nė Kosove, dhe pikėrisht nė Prizrenin legjendar, s'do mend se ka simboliken e vet. Prizreni ėshtė vend i marrėveshjeve edhe mė tė hershme shqiptare, kurse Kosova, bashkė me Prizrenin nė tė, ėshtė sinonim i luftės sonė tė pareshtur pėr ēlirim kombėtar dhe pavarėsi. E kėtillė ishte Kosova gjatė gjithė historisė. E kėtillė ishte edhe nė luftėn e fundit, nė tė cilėn mijėra bij dhe bija tė saj u flijuan pėr lirinė qė sot e gėzojmė. Ju ftoj, prandaj, zonja dhe zotėrinj, qė, para fillimit tė punės se tubimit tonė ME NJĖ MINUTE HESHTJE t'i nderojmė tė gjithė ata qe u flijuan pėr lirinė e Kosovės dhe pėr ēėshtjen shqiptare nė pėrgjithėsi. Pas pėrshėndetjes se delegateve dhe tė mysafireve u zgjodh Kryesia e punės dhe u miratua rendi i ditės sė Kongresit, mė tė cilin parashihej, pėrveē zgjedhjes se trupave pėr zhvillimin e punimeve tė Kongresit, edhe shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores sė Punės sė Kongresit tė Parė Kombėtar tė Lidhjes Shqiptare nė Botė, referati ,,Ēėshtja shqiptare dhe Lidhja Shqiptare nė Botė”, shqyrtimi dhe miratimi i Statutit dhe i Platformės Kombėtare tė Lidhjes Shqiptare nė Botė dhe zgjedhja e Kėshillit Kombėtar dhe e Kryesisė sė Lidhjes Shqiptare nė Botė. Pas fjalės se rastit, qė e mbajti kryetari i Lidhjes Shqiptare nė Botė, zoti Simon Kuzhnini, Kongresi miratoi Rregulloren e punės se Kongresit tė Parė tė Lidhjes Shqiptare nė Botė dhe zgjodhi trupat punues tė Kongresit tė Parė tė Lidhjes Shqiptare nė Botė dhe tė Komisionit pėr redaktimin pėrfundimtar tė dokumenteve tė Kongresit.
Referatin nė temėn: ,,Ēėshtja shqiptare sot dhe Lidhja Shqiptare nė Botė" e lexoi akademik prof. dr. Pajazit Nushi, kryetar i Kuvendit tė Lidhjes Shqiptare nė Botė pėr Kosovė. Projektin e Platformės Kombėtare tė Lidhjes Shqiptare nė Botė e paraqiti dhe e arsyetoi akademik prof. dr. Esat Savileci, kurse projektin e Statutit tė Lidhjes Shqiptare nė Botė e paraqiti dhe e arsyetoi Anton Noka, kryetar i Gjykatės se Qarkut nė Prishtinė.
Pas shqyrtimit dhe diskutimit tė gjithanshėm, tė dyja kėto dokumente mė tė larta tė Lidhjes Shqiptare nė Botė u miratuan unanimisht nga tė gjithė delegatėt e Kongresit tė Parė Kombėtar tė Lidhjes Shqiptare nė Botė. Nė vazhdim tė punimeve, Kongresi i Parė Kombėtar i Lidhjes Shqiptare nė Botė zgjodhi Kėshillin Kombėtar tė Lidhjes Shqiptare nė Botė me kryetar akademik prof. dr. Pajazit Nushin dhe sekretar tė pėrgjithshėm prof. dr. Riza Smakėn, dhe Kryesinė e Lidhjes Shqiptare nė Botė me kryetar Simon Kuzhninin, sekretar tė pėrgjithshėm prof. dr. Riza Smakėn e nėnkryetare: Nėkibe Kelmendi, Luan Malltezi, Ramiz Zekolli, Milaim Fejzu, Ali Nikoliqi, Shkelzen Qorrajm, Ibrahim Igriu dhe Talat Pllana. (Emrat e anėtareve tė Kėshillit Kombėtar dhe tė Kryesisė se Lidhjes Shqiptare nė botė, i japim nė pjesėn e dytė tė kėtij publikacioni). Kongresin e kanė pėrshėndetur me telegrame tė shumta, letra, fjale e diskutime nė tribunėn e Kongresit tė Parė Kombėtar tė Lidhjes Shqiptare nė botė njė numėr i madh anėtarėsh e dashamirėsh tė Lidhjes Shqiptare nė Botė si dhe pėrfaqėsuesish tė organeve e tė institucioneve qeveritare e joqeveritare, tė partive politike e tė asociacioneve shoqėrore, kulturore e shkencore si dhe personalitetesh tė tjera tė botės intelektuale nga trojet etnike shqiptare dhe nga diaspora.

Nga ata qė i kanė uruar Kongresit mbarėvajtje tė punės ose kanė marrė pjesė nė diskutime dhe nė punime tė Kongresit tė Parė Kombėtar tė Lidhjes Shqiptare nė Botė, do tė pėrmendim vetėm disa, pa pretendime tė Ēfarėdo radhitjeje: Engiėll Koliqi, Rome; Ullmat Qvick, Norrkoping, Suedi; Analiza Shnėller, Zvicer; Silvia Bollhalder, Bazel, Zvicer; Dash Kolai, Zvicer; Anders Wessman, kryetar i Lidhjes se Miqėsisė Suedi- Kosove, Stokholm; Eshtref Eshtrefi, komuniteti shqiptar i Danimarkes, Kopenhage; dr.Xhavid Duraku, Prizren; Kadri Osmani, kryeredaktor i revistės "Shqipėria Etnike", Gjermani; prof. dr. Naim Fetahu, Gazmend Haidaraga, Qemail Xhafa, Fatime Ushtelenca, Rexhep Torte - Diber; Giok Malēi, kryetar i Bajrakut tė Kurbinit dhe i Misionit tė Pajtimit tė Gjaqeve; Kole Camai, Illyricum, Tuz; Miriana Maslovar, Instituti pėr Shoqėri tė Hapur, Podgorice; Allen H. Kassof, The President of Project on Etnic Relations, Nėw Jersy, USA; Qemal Vraniqi, Dallas, Texas, USA; Gjin Mekshi, kryetar i Misionit tė Pajtimit Mbarėkombėtar tė Gjaqeve, Shqipėri; Haxhi Bajraktari, Therande (ish-Suhareke); Kėshilli Organizativ i LSHB nė Ferizaj; Agostin Ceka, Ndoc Seferin, Laē -Kurbin; Igballe Berisha, Shoqata e Femres Shqiptare "Kevser"; Ahmet Lleshi, Stamboll; Telat Bella nga Shqipėria e Jugut; Smail Latifi, njėri nga ish- komandantet e UĒK-se; Bujar Zhuri -Norvegji; Njė delegat nga Kuvendi i LSHB nga Zvicra; njė delegat nga Kuvendi i LSHB nga Maqedonia; pėrfaqėsuesi i Gjykatės Komunale tė Pejės; gjeneral Rrahman Parllaku, Tiranė; Hasan Gjonbalai, poet, Plavė-Guci; pėrfaqėsuesi nga Instituti Kombėtar i Shėndetėsisė Publike- Ferizaj; Bajram Lukaj, Shoqata "Shqiponja", Siger, Gjermani; Sotiraq Mishoxhiu, mėsues; Agim Curri, nga Komiteti i Ballit Kombėtar nė Gjermani; Anton Nushi, Lituani, Baltik; Zef Margjini, Shkoder; Hysen Berisha, Oslo, Norvegji; Mimoza Ahmeti, poete, Ankona, Itali; Ilirjana Sulkuqi, poete, gazetare nė gazetėn "Drita", Tiranė; Sokol Borshi, Shoqata II Vėllaznimi"; Ismail Sllamniku, Prishtinė; Prof. Behram Hoti, shkrimtar, koordinator i Shoqatės pėr Pajtimin e Gjaqeve nė tė gjitha trojet etnike shqiptare, Prishtinė; Zef Pėrvizi, Ndue Gjonmarkaj, Komiteti i Maleve, Shqipėri; Bashkim Fazliu, Shoqata "Migjeni", Ferizaj; Intelektualet e Drenicės Heroike; Lekė Pėrvizi, Shoqata e tė Pėrsekutuarve tė rretheve Mat, Kurbin, Shkodėr; e tė tjerė.

Ndėrkaq, nipi i kolonel Nik Shalės dhe kushėri i Mark Lulės, dikur veprimtar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, (prezent nė salle por qė "nuk donė as t'Ju hajė kohė as tė fotografohet") i "lutet Kryesisė qė, nė emėr tė fisit tė Shalės, tė gjakut tė t'parėve dhe tė krejt Dukagjinit t'i pranoje urimet e zemrės: pėr mbarėvajtje tė kėsaj Lidhjeje dhe pėr bashkimin e tė gjithė shqiptareve nė njė shtėpi tė vetme -te zotit dhe tė mikut –nė Shqipninė e plotė dhe tė lirė! -Faleminderės!" Nė emėr tė tė gjithė tė pranishėmve, kryesuesi i radhės i Kryesisė sė Punės se Kongresit tė Parė Kombėtar tė Lidhjes Shqiptare nė Botė, akademik prof.dr. Esat Stavileci, falėnderoi nga zemra pėr urimet e pėrshėndetjet dhe delegatet e mysafiret pėr pjesėmarrje nė diskutime dhe nė punimet Kongresit. Fjalėt e tyre tė ngrohta dhe konstruktive, tha ai, pėrveēse janė pėrkrahje, do tė jenė edhe nxitje pėr punėn tonė tė mėtejshme. Begzad Avdiu, nga Bujanoci, pjesėmarrėsve tė Kongresit tė Parė Kombėtar tė Lidhjes Shqiptare nė Botė, u drejtohet me - fjalėt: "Nė nga Kosova Lindore: Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, nga thellėsia e zemrės pėrshėndesim ketė Kongres madhėshtor, ku do tė jete njė zė, njė jehonė pėr ta zgjuar ndėrgjegjen e fjetur tė Botės se shqiptaret janė i vetmi popull qė nuk e ka tė zgjidhur ēėshtjen Kombėtare". Nė fund, kryetaret e porsazgjedhur tė Kėshillit Kombėtar dhe tė Kryesisė sė Lidhjes Shqiptare nė Botė z. Pajazit Nushi dhe Simon Kuzhnini, delegateve tė Kongresit iu drejtuan me fjalėt pėrfundimtare, qe ishin njė shkoqitje e shkurtėr e Platformės se Kongresit dhe e Programit tė punės sė Lidhjes shqiptare nė Botė.
***
Gjate tri ditėve, sa zgjati Kongresi i Parė Kombėtar i Lidhjes Shqiptare nė Botė, nė qytetin e Prizrenit, pėr nder tė delegateve dhe tė mysafireve tė Kongresit, u mbajtėn edhe njė serė manifestimesh kulturore e artistike. Kėshtu me 25 Nėntor u mbajtėn "Ekspozita e punimeve artizanale", Ekspozita e pikturave tė piktorėve tė Prizrenit dhe e punimeve tė dizajnėreve tė Kosovės" dhe “Ekspozita e karikaturave"tė anėtarėve tė shoqatės se Karikaturistėve tė Kosovės. Po atė ditė, nė mbrėmje, nė shtėpinė e Kulturės "Xhemajl Berisha" , u shfaq komedia "Audicioni" nė interpretim tė Teatrit tė tė Rinjve tė Prizrenit. Ndėrkaq, me 26 Nėntor, u mbajt "Ekspozita e numizmatikes" e shoqatės sė Numizmatikeve tė Prizrenit dhe e fotografive artistike tė Asllan Krasniqit e u dha edhe njė program i shkurtėr artistik mė njė fragment nga monodrama “Amaneti i Adem Jasharit" nga Dritan Miftari dhe mė pjesėmarrjen e korit tė Shoqėrisė Kulturore-Artistike " Agimi" dhe tė solistit Kastriot Tusha. Po atė ditė, nė mbrėmje, u dha njė koncert i kėngėve korale nė interpretim tė korit tė studenteve tė Universitetit tė Tetovės dhe tė Shoqėrisė Kulturore-Artistike
" Agimi" tė Prizrenit me dirigjente: Arifhikmet Xhemaili -Tetove dhe Dashnor Xerxa e Besim Berisha- Prizren. Me 26 Nėntor, nė mbrėmje, u dha edhe njė koncert i Marta Veselit, studente e pianos nė Akademinė e Arteve nė Hamburg tė Gjermanisė me mysafiret Bekim Hallaēi, klarinetė dhe Genita Hoxha -piano. Pėr organizimin e manifestimeve kulturore e artistike nė prag dhe gjate Kongresit tė Parė Kombėtar tė Lidhjes Shqiptare nė Botė, gjate gjithė kohės, u kujdes Indira Qipo bashke me anėtaret e Keshillit Organizativ tė Kongresit tė Parė tė Lidhjes Shqiptare nė Botė nga Prizreni.




















LSHB-ZVICĖR | HOME | LSHB | PROJEKTE | DOKUMENTE | PREZENTACIONE | INFO | KONTAKT | Site Map


©2000 - 2009 LIDHJA SHQIPTARE NĖ BOTĖ - ZVICĖR | info@lshb.ch

Zurück zum Seiteninhalt | Zurück zum Hauptmenü