lshb.ch


Direkt zum Seiteninhalt

Mary Robinson

DOKUMENTE


Lidhja Shqiptare nė Botė
Albanischer Weltbund
Albanian World Union
Zvicėr-Schweiz-Switzerland

E-mail: a_nikoliqi@yahoo.com




Komesariati i Lartė pėr mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė njeriut pranė
OKB-sė Gjenevė
- Zonj. Mary Robinson -



E nderuara zonja Mery Robinson

Para se tė filloj tė Ju shkruaj kėtė letėr, dėshiroj nga zemra tė Ju falėnderoj pėr pritjen qė kabineti i Juaj i bėri delegacionit tė Lidhjes Shqiptare nė Botė, me datė 24.10.2000, nė pėrbėrje tė tė cilit ishin edhe dy nėna nga Kosova, tė cilat pėrfaqsuan tė gjitha nėnat nga Kosova, bijtė e tė cilave mbahen pa tė drejtė nė burgjet serbe.

Lidhja Shqiptare nė botė ėshtė nė kontakt tė vazhdueshėm me nėnat kosovare, tė cilat pėrherė, e sidomos nė kėto momente dramatike, na drejtohen me lutjet e tyre qė tė vejmė kontakt tė drejtėpėrdrejtė me Ju, pėr tė parė se si mund tė u ndihmojnė bijve e tyre nė burgjet serbe.

Atė ditė delegacioni i ynė dorzoi njė rezolutė tė nėnshkruar nga tė gjithė anėtarėt e delegacionit, kurse dy nėnat kosovare dorzuan njė peticion (Libri Nr. 7) me 13300 nėnshkrime vetėm nga Komuna e Gjakovės.

Argumente lidhur me rezolutėn paraqitėn prof. Dr. Pajazit Nushi, kryetar i Kėshillit pėr mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė njeriut nė Prishtinė dhe prof. Dr. Esad Stavileci profesor i fakultetit juridik.

E nderuara zonja Robinson, tė burgosurit shqiptarė nė Serbi po e pėrjetojnė njė dramė tė vėrtetė. Ngjarjet e fundit nė burgjet serbe tronditėn zemrat e tė gjitha nėnave por edhe tė tė gjithė shqiptarėve nė botė. Jemi nė ankthė se mos po ndodhin masakra tė reja ndaj shqiptarėve nė burgjet serbe.

Sot nėnat shqiptare, nga qėndrimi i faktorit ndėrkombėtar, po ndahen padrejtėsisht nė dy grupe: 1) nėnat qė kanė bijtė e tyre nė burgje dhe nė njė mėnyrė dijnė pėr fatin e tyre dhe 2) nėnat bijtė e tė cilave janė futur nė grupin e tė zhdukurve edhepse ne mendojmė se ata persona janė arrestuar nga policia dhe ushtria serbe dhe ata qė i morėn me vete kėto pengje, e dinė saktėsisht vendndodhjen e tyre.

Ngjarjet e fundit tragjike, me rastin e rebelimeve nė burgjet serbe me ē“rast digjen burgjet ku ndodhen shqiptarėt e burgosur, kanė tronditur gjithė botėn shqiptare.Ju bėjmė me dije se nėnat shqiptare pa ndėrprerė po qėndrojnė nė rrugė para zyrave tė UNMIKUT duke kėrkuar ndihmė pėr mė tė dashurit e tyre.

Nėnat kosovare kėrkojnė dhe lutėn me duar tė ngritura nga Ju zonjė e nderuar Robinson, qė nė kėto momente shumė dramatike, tė ndėrmerrni urgjentisht tė gjitha masat pėr lirimin e bijve tė tyre. Pėrndryshe shumė nėna deklarohen se do tė hyjnė nė grevė urie drejtė vdekjes nėse nuk lirohen tė gjithė tė burgosurit pa seleksionim. Ato Ju lusin qė tė bėni ēmos qė tė shkurtoni vuajtjet e bijve tė tyre tė pafajshėm nė burgjet serbe.

Tė gjitha nėnat janė tė lidhura shumė me Lidhjen Shqiptare nė Botė dhe kanė njė besim shumė tė madh nė ne. Ato presin me padurim tė takohen me Ju personalisht ngase si duket Ju keni mbetė e vetmja shpresė pėr fėmijtė e tyre.
Nėse Ju gjeni kohė pėr tu takuar me nėnat kosovare, ne Lidhja Shqiptare nė Botė (2 anėtarė) do tė ishim shum tė nderuar pėr t“Ju shoqėruar pėr nė Kosovė.

Duke pritur me padurim pėrgjigjen Tuaj, Ju pėrshėndesim pėrzemėrsisht.


Basel, me 08.11.2000
Lidhja Shqiptare nė Botė-Zvicėr
kryetar :Ali Nikoliqi

LSHB-ZVICĖR | HOME | LSHB | PROJEKTE | DOKUMENTE | PREZENTACIONE | INFO | KONTAKT | Site Map


©2000 - 2009 LIDHJA SHQIPTARE NĖ BOTĖ - ZVICĖR | info@lshb.ch

Zurück zum Seiteninhalt | Zurück zum Hauptmenü